Eksploroni kampet më të mira digjitale dhe të programimit!

A është fëmija juaj gati për një aventurë të re dhe për të mësuar diçka të mrekullueshme? Zgjidh një nga 30+ temat kreative digjitale ose të programimit të cilat nuk mësohen në shkollë!

30+ tema aktuale digjitale
kampe 3-5 ditore
programe të teknologjisë dhe aktivitete sportive
lojë, mësim, komunitet

Në kampet e Logiscool fëmijët e moshës 6 -15 vjeç eksplorojnë sferat emocionuese të AI, programimit, dizajnit të lojërave, ilustrimeve digjitale dhe produksionit të videove, duke krijuar miqësi dhe duke u angazhuar në aktivitete në natyrë. Kampet tona 5 ditore përfshirë shujtat ndërthurin krijimtarinë digjitale me kënaqësinë në natyrë. Zgjidhni kombinimin më të përsosur mes mësimit, lojës, komunitetit dhe argëtimit dhe shikoni se si fëmija juaj nisë një udhëtim të paharrueshëm zbulimi dhe argëtimi!

Çmimet e kampit digjital dhe të programimit

Pako e kampit
130 Euro
9:00 - 16:00 / 5 ditë (E hënë - e premte)
max. 12 pjesëmarrës në grup
mëngjesi, dreka, pijet dhe fruta
2x90 min edukim-argëtim digjital çdo ditë
trajnerë dhe animator entuziast
lojëra dhe aktivitete sportive në natyrë, escape rooms
Në çmim përfshihen: Programi tematik 5 ditor i Logiscool, lojëra dhe aktivitete të ndryshme në natyrë, aktivitete sportive, mëngjesi dhe dreka, frutat dhe pijet.
Pako e kampit gjysmëditor
90 Euro
09:00 – 12:30 / 5 ditë (e hënë deri të premte)
Max. 12 pjesëmarrës
mëngjesi, pijet & frutat
2x90 min edukim-argëtim digjital çdo ditë
trajnerë dhe animator të rinj dhe entuziast
Zhvillim i aftësive digjitale në ambientin e shkollës
Në çmim përfshihen: Programi tematik 5 ditor i Logiscool, aktivitete në shkollë, mëngjesi, frutat dhe pijet.

Gjeni programin më të mirë për fëmijën tuaj

Ne jemi të lumtur të ju udhëzojmë lidhur me çdo pyetje që mund të keni për kampet dhe workshopet tona, në mënyrë që ju të gjeni atë që ju përshtatet më së miri.

Zgjidhni llojin tuaj sipas renditjes:
Rivendosni të gjithë filtrat
Po ngarkohet...
Prishtina
Kampet
Zgjidhni llojin tuaj sipas renditjes:

Eksploroni kampet tona digjitale dhe të programimit!

Informacione të hollësishme

ÇMIMET, ZBRITJET DHE KUSHTET E PAGESËS

ÇMIMET

  • Kampi me orar të plotë: 130.00 €
  • Kampi me orar të gjysmë ditës: 90.00 €
  • Kampi i kombinuar dy-javor: 240.00 €

Për informacion më të detajuar rreth zbritjeve dhe ofertave speciale, ju lutemi na kontaktoni direkt. Ekipi ynë do të jetë i gatshëm t’ju ndihmojë.

KUSHTET E PAGESËS

Për të rezervuar vendin e fëmijës suaj, kërkohet një depozitë prej 50.00 € gjatë regjistrimit. Pasi të marrim aplikimin tuaj, do t’ju dërgojmë një email konfirmimi me udhëzimet e hollësishme për pagesën në adresën e email-it që keni dhënë gjatë regjistrimit.

Gjatë kryerjes së transfertës bankare, ju lutemi sigurohuni që në referencën e pagesës të përfshini emrin e fëmijës, emrin e shkurtër të kampit dhe datën e fillimit, në mënyrë që të identifikojmë saktë pagesën tuaj.

Pasi të pranojmë depozitën, Logiscool Prishtina do të lëshojë një faturë elektronike për shumën e depozitës – nuk kërkohet veprim i mëtejshëm në këtë fazë. Një faturë për shumën e mbetur do të lëshohet së paku deri në datën e fillimit të kampit.

Ju lutem të keni parasysh se vetëm fëmijët që do të kenë paguar plotësisht tarifën e pjesëmarrjes brenda afatit të faturës do të kenë të drejtë të marrin pjesë në kamp.

Në rast të pamundur që kampi i zgjedhur të mos mbahet, ne do t’ju ofrojmë mundësinë për të zgjedhur një datë tjetër ose një program alternativ, ose të merrni rimbursim të plotë të depozitës.

Detaje teknike

Kampet tona do të mbahen gjatë periudhës 30 qershor deri më 15 gusht. Ne i presim fëmijët e moshës 6-15 në kampet tona javore 5 ditore! Ardhja e fëmijëve është e mundur nga ora 9:00 deri në 16:00.

Mëngjesi, dreka, frutat dhe uji ofrohet nga shkolla.

Ju lutem që gjatë regjistrimit të theksoni nëse fëmiu juaj ka ndonjë alergji.

Informata shtesë

INFORMACION RRETH KAMPIT MINECRAFT:

Aktivitetet kërkojnë një licencë MINECRAFT, Java edition për PC. Egzistojnë 2 opsione:

Ju mund të përdorni licencën tuaj; ju lutemi vini re se licencat për WINDOWS 10 / Android / XBOX / PS4 NUK janë të VLEFSHME për kampet tona. Mund ta blini përmes linkut në vijim: https://www.minecraft.net/es-es/store/minecraft-java-bedrock-edition-pc. (Çmimi: 29.99 €, pa limit).

Ju mund të përdorni një nga licencat tona, pa kosto shtesë. Megjithatë, fëmija juaj nuk do të ketë qasje në llogari nga shtëpia.

Ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime në kampet e reklamuara!

Komentet për ne

Gati për t'u bashkuar përvojës së Logiscool?

Aplikoni në Sfidën tonë të Kampit Falas dhe fitoni një kamp Logiscool!

Gjeni kampin tuaj ideal!

Sfida e kampit është një ngjarje emocionuese e komunitetit, e cila u ofron fëmijëve mundësinë për të eksploruar tema të ndryshme digjitale, duke përfshirë Minecraft, ilustrim digjital, dhe robotikë. Është mundësia e përsosur për fëmijët të zbulojnë se cili kamp i përshtatet më së miri interesave të tyre. Bashkohuni me ne për një orë zbavitëse eksplorimi dhe mësimi!

Empty

Motivoni të ardhmen e FËMIJËS SUAJ ME NE

tre djem me bluza blu përpara një laptopi
Platforma edukuese dhe argëtuese e komunitetit - MyLogiscool

Duke i'u bashkuar Logiscool, fëmijët kanë çasje falas dhe të vazhdueshme në portalin tonë unik të komunitetit të edukimit. Këtu, ata mund të zgjerojnë njohuritë e tyre në mënyra të ndryshme edhe ndërmjet klasave në një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar. Ata mund të gjejnë frymëzim në projektet e bashkëmoshatarëve të tyre, të praktikojnë atë që kanë mësuar dhe të zhvillohen më tej ndërsa luajnë me "mini-quests" tona argëtuese, lojërat "high score", sfidat dhe kuizet rreth temave aktuale të nxehta të botës digjitale.

ikona të bardha përpara sfondit blu
Të bëhesh një krijues aktiv është kënaqësi!

Ne jemi të përkushtuar t'u mësojmë fëmijëve kënaqësinë e edukimit digjital me mësime plotësisht të bazuara në lojë që janë plot argëtim. Platformat tona janë tërheqëse dhe inovative, kështu që ne mund të ofrojmë një mjedis frymëzues si online ashtu edhe fizikisht.

• Klasa online deri në 8 studentë
• Mësime në klasë deri në 12 studentë
• Mësim privat sipas ritmit të fëmijës suaj
• Trajner të rinj dhe entuziastë
• Pas shkollës ose të shtunave
• Të gjitha pajisjet e ofruara

Për më shumë informata na kontaktoni!

Emri juaj i plotë
*
Adresa e emailit
*
Numri i telefonit
Klasa shkollore e fëmijës suaj
Mesazhi juaj për ne

Dëshironi të qëndroni të përditësuar mbi lajmet dhe programet tona?

Abonohu në buletinin tonë të prindërve dhe njihu me postimet tona më të fundit në blog.



Ose na ndiqni në rrjetet sociale