3D Design Workshop
Ky workshop do t'u mësojë studentëve dizajnimin dhe përdorimin e formave virtuale 3D, të kaluarën dhe të ardhmen e printimit 3D dhe potencialin e tij në industri dhe eksplorimin e hapësirës. Ata do të mësojnë rreth fushave të ndryshme të aplikimit të tij dhe gjithashtu do të dizajnojnë format e tyre!
për Nxënësit e klasës 6 - 10
online, klasë, 1-në-1
Max.: 12 (online: 8) participants
Kushtet paraprake: asnjë
Qasje 24/7 në MyLogiscool
Njësitë mësimore: 6 x 90 minuta
Frekuenca: 1-4 sesione/ javë, varet nga vendndodhja
Ide në shumë dimensione!
Workshopi jonë i dizajnit 3D hap një portë midis botës digjitale dhe asaj fizike. Fëmijët do të mësojnë rreth fushave të ndryshme të aplikimit të tij, si dizajni i mobiljeve, dekorimi i brendshëm dhe arkitektura. Workshopi përqendrohet në hartimin e softuerit, por fëmija juaj më vonë mund t'i dërgojë objektet e tij të përfunduara 3D në një printer 3D ose prerës lazer. Në këtë mënyrë, ata mund të mbajnë fjalë për fjalë frytet e punës së tyre në dorë!
Kërkesat
Fëmijët nuk kanë nevojë për ndonjë trajnim apo njohuri të mëparshme për të përfunduar këtë workshop.
Software i nevojshëm
- Për workshopin tonë në Logiscool: Ne ofrojmë të gjitha mjetet e nevojshme për workshop.
- Në rast se shkolla hap workshope online: Për të marrë pjesë në workshopin online, çdo nxënës do të ketë nevojë për një laptop ose një kompjuter në shtëpi me një lidhje të qëndrueshme interneti, një mikrofon. Ne rekomandojmë gjithashtu një kufje dhe një web-kamerë. Ne do të ofrojmë softuerin e nevojshëm për komunikim online. Koordinatorët e shkollave tona do të japin informacion shtesë për instalimin e softuerit të nevojshëm falas përpara workshopit.
për Nxënësit e klasës 6 - 10
online, klasë, 1-në-1
Max.: 12 (online: 8) participants
Kushtet paraprake: asnjë
Qasje 24/7 në MyLogiscool
Njësitë mësimore: 6 x 90 minuta
Frekuenca: 1-4 sesione/ javë, varet nga vendndodhja